Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Sëmundja i preu jetën në mes, Shpëtim Saraçi bën dedikimin e ndjerë për Kujtim Alijan: Do të na marrë malli shumë shok!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi i ka dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij, dirigjentit Kujtim Alija, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Saraçi shkruan se ka qenë fat i madh bashkëpunimi ndër vite me të dhe kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për të gjithë.

“Ky kujtim i fundit do te na mbetet përjetë në zemër shoku jonë i paharrueshëm Kujtim Alija.

I pakrahasueshëm kontributi jot në breza.

Fat i madh për ne me jetu dhe bashkëpunu me ty ndër vite.

E forcoftë Zoti familjen e shkëlqyer.

Ne asnjëherë nuk do te harrojmë.

Zoti i madh te mëshiroftë.

Do të na marri malli shumë.

Lamtumirë shok.”, shkruan Saraçi.

Kujtim Alija u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 60-vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohëve të fundit.

Dirigjenti i njohur shkodran, ishte organizator për shume vite i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve si dhe drejtues i Qendres Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img