Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sëmundja e socialistes bën bashkë Gjiknurin dhe Lelin, kërkojnë ndihmë nga qytetarët në FB, kur me një firmë mund ta dërgojnë në çdo spital të botës

Shkruar nga Newsbomb
Sëmundja e socialistes bën bashkë Gjiknurin dhe Lelin,

Një lajm i trishtë është bërë me dije sot në mediat sociale. Sara Alushaj, me post koordinatore e PS e cila ka punuar shumë gjatë fushatës së kaluar, vuan nga një sëmundje tepër e rrallë dhe e rëndë, çka i ka shkaktuar hemorragji të brendshme.

25-vjeçarja është shtruar me emergjencë në QSUT. Ajo kishte planifikuar të festonte me ekipin e koordinatorëve të Partisë Socialiste, por problemet me shëndetin e kanë ndaluar të dëfrehet me miqtë. Kolegët e saj që kishin planifikuar festën, kanë vendosur ta anulojnë dhe të gjithë buxhetin do ta dhurojnë për kurimin e saj, e megjithatë paratë për kurimin e shtrenjtë nuk janë të mjaftueshme.

Sëmundja e Sarës ka bërë bashkë në distancë në rrjete sociale Damian Gjiknurin dhe kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, të cilët më herët kanë pasur përplasje, pasi Leli nuk pranoi të dorëhiqej nga posti i kryebashkiakut për atë të deputetit, ndërsa ‘shtëpia e PS” e përjashtoi nga fushata. Sot Lelit këshilltarët bashkiakë duan t’i bëjnë gjyqin, duke pretenduar se e gjitha po bëhet pas ankesave të qytetarëve për kryebashkiakun e tyre.

Lexo edhe: Si mund të ndihmoni / Koordinatorja e PS preket nga sëmundja e rrallë dhe e rëndë, kolegët anulojnë festën dhe dhurojnë paratë për kurimin e saj

Gjiknuri dhe Leli kanë publikuar secili nganjë shënim në faqen e tyre zyrtare në Facebook si të ishin qytetarë të zakonshëm apo Organizata Jo Qeveritare, e jo pushtetarë me peshë, që me një “rënë të bilbilit” vendosin rregull. Mjafton një firmë e tyre, një urdhër shtetëror a VKM, që Sara, ajo që ka dhënë gjithçka dhe ka investuar energjitë e saj për PS-në, të shkojë e të shtrohet në spitalet më të mira të botës, siç ndodhi me policin i cili ishte gati të humbiste syrin nga dëmtimi që iu bë gjatë protestave për Klodian Rashën.

Në postime e tyre, kujt i kërkojnë lekë pushtetarët, sepse populli i thjeshtë që e lexon mund të ketë dëshirën, por ka vetëm rrogën që e përdor për të mbuluar shpenzimet e përditshme dhe të detyrueshme të familjes. Po ata që janë pa rrogë fare?

Reagimi i institucioneve shtetërore apo i zyrtarëve që i drejtojnë duhet të jetë më serioz dhe më institucional, pasi nuk mjafton një shënim i tyre në Facebook, për të shpëtuar një jetë, sidomos në raste të tilla urgjente.

NEWSBOMB.AL

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll