Një 32-vjeçare në Angli vuan nga çregullimet e trurit ajo shamng të gjitha kontaktet me sy me meshkujt që janë tërheqes.
E gjitha kjo ndodh pasi Kirsty Brown vuan nga katapleksia që do të thotë se çdo emocion i fortë mund të shkaktojë paralizë të menjëhershme të muskujve.
Nëna e dy fëmijëve mesatarisht në një ditë mund të pësojë deri në pesë sulme, por ka dhe nga ato ditë që mund të ketë deri në 50 sulme.
Ajo është e detyruar që gjatë gjithë kohës të mbajë sytë poshtë për të shmangur paralizimin e trupit të saj.
“Është kaq e turpshme. Unë isha një herë në pazar dhe pashë dikë tërheqës dhe unë duhej të kapesha mbi kushëririn tim për mbështetje. Nëse e shoh dikë tërheqës, këmbët e mia thjesht këputen kështu që përpiqem të mbaj sytë poshtë për sigurinë time” -ka treguar ajo.
Gjendja e saj zakonisht lidhet me çrregullimin e gjumit, narkolepsinë dhe gjithashtu mund të shkaktohet nga zemërimi, të qeshura, frika dhe zhurmat e mëdha.