Hapësire reklamuese

Politikë

Sëmundja e rëndë i mori jetën në moshën 80-vjeçare, Manastirliu kujton takimin e fundit me Isuf Kalon

Shkruar nga Newsbomb
Sëmundja e rëndë i mori jetën në moshën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të një ndër figurave më të shquara të vendit tonë, mjeku Isuf Kalo.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu në hidhërim të thellë për këtë humbje të madhe i shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që kanë pasur të bëjnë me profesorin.

Ministrja gjithashtu ka kujtuar edhe bisedën e fundit me profesorin, teksa ndër të tjera ka theksuar se kontributi që Kalo i ka dhënë mjekësisë shqiptare është i paçmuar.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.

Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të profesorit.

U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan Manastirliu.

Isuf Kalo, i njohur si mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, ndërroi jetë këtë të enjte. Profesori dhe autori i disa librave mjekësor e jo vetëm, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 80 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

LEXO EDHE: Mjeku personal i Enver Hoxhës, vdes në moshën 80-vjeçare Isuf Kalo

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll