Ndahet nga jeta muzikanti Kujtim Alija, dirigjent i njohur shkodran, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendrës kulturore të fëmijëve në Shkodër.
Kujtim Alija ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 60-vjeçare.
Në lidhje me këtë humbje të madhe ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ademi shkruan se ikja e tij është një humbje e jashtëzakonshme për artin dhe kulturën shqiptarë.
“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!
Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.
Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkruan ajo.