Hapësire reklamuese

Bota

Sëmundja e rëndë e la të paralizuar, 2-vjeçari arrin të ecë përsëri (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sëmundja e rëndë e la të paralizuar, 2-vjeçari arrin

Një djalë 2-vjeçar është duke luftuar me një sëmundje e cila e la të paralizuar. Pas kalvarit të gjatë të terapive dhe mjekimeve 2-vjeçari ka mundur të fitojë aftësinë e tij për të ecur përsëri.

Ai u diagnostifikua me një çrregullim neurologjik që prek nervat e palcës kurrizore.

Prindërit e tij Dustin Bridgeman dhe Sarah Newell nga New Castle, Pennsylvania, në një intervistë të dhënë për mediat angleze thane se ai para se të sëmurej lëvizte si të gjithë fëmijët e tjerë, megjithatë po ankohej për një msukul në shpinë.

Një ditë pas vizitave të zhvilluara në spital vogëlushi nuk mund të ngrihej në këmbë ose të lëvizte krahët. Ai moment ka qenë një tmerr për prindërit kur kuptuan se djali i tyre nuk po ecte më.

“Do të duhet ta them se nga e gjithë jeta ime kjo është hera e parë kur unë u ndjeva e humbur. Të dy ne, ishim të humbur. Nuk dinim çfarë të bënim.”- tha i ati i tij.

Alaric mori trajtime steroide dhe plazmatike gjithashtu filloi dhe terapinë fizike.

“Mjekët thanë se ata nuk mund të jepnin një përgjigje nëse ai do të ecte apo jo dhe [nuk] do të thoshte se ai do të paralizohej pjesën tjetër të jetës së tij.“-  shton i ati.

Bridgeman tha se terapia fizike ishte një sfidë në fillim, por çdo ditë, pak nga pak, Alaric përmirësohej

https://youtu.be/F9WjHvVEJvA

Sondazh

Poll