Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sëmundja e mistershme vret 15 persona: Viktimat vjellin gjak dhe vdesin brenda disa orësh

Shkruar nga Newsbomb
Sëmundja e mistershme vret 15 persona: Viktimat vjellin gjak dhe vdesin

Një sëmundje misterioze që bën që pacientët të vjellin gjak ka vrarë të paktën 15 veta në Tanzani, thonë zyrtarët.

Më shumë se 50 persona janë shtruar në spital në jug të vendit për shkak të gjendjes së paidentifikuar, e cila gjithashtu shkakton te përziera tek të sëmurët.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se disa pacientë, kryesisht burra, vdiqën brenda disa orësh nga shfaqja e simptomave.

Shkaku i sëmundjes së tyre nuk është identifikuar ende, por Ministria e Shëndetësisë e Tanzanisë ka përjashtuar një pandemi.

Mostrat e ujit vendas dhe gjakut të pacientëve po testohen nga qeveria për gjurmë të ndotjes së mërkurit. Ekzaminimet fillestare klinike zbuluan se pacientët, vuanin nga ulçera në stomak dhe sëmundje të mëlçisë.

Zyrtarët qeveritarë thanë se simptoma të ngjashme goditën rajonin në 2018, kur pacientët vuanin nga ethe të larta, të përzier dhe të vjella gjaku.

Ministri i Shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe premtoi të sigurojë veprime të mëtejshme së shpejti.

Kjo vjen ndërsa Presidenti i vendit John Magufuli pretendoi se Covid ishte ndaluar plotësisht në Tanzani për shkak të fuqisë së lutjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll