Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Sëmundja e fruthit vdekjeprurëse’, specialistja e ISHP: Kërkoni menjëherë ndihmë, respektoni...

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme u shënua vdekja e parë nga fruthi për vitin 2019, pasi humbi jetën një foshnje 4 muajsh.

E alarmuar nga kjo situatë, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini në një dalje për mediat tregoi në këtë sezon ka rritje të fluksit të vizitave.

Tomini tregoi se moshat më të rrezikuara janë ato nën 2 vjeç, ndërkohë që I bën thirrje prindërve të respektojnë datat e kalendarit të vaksinimit.

‘Aktualisht nuk ka raste të rënda fruthi në vendin tonë. Moshat më të rrezikuara janë ato nën 2 vjeç. Komplikacionet nga kjo sëmundje virale janë vdekjeprurëse. Prandaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë menjëherë. Transmetimi viral i kësaj sëmundje është mjaft i lartë. Nuk duhet të harrojmë se jemi në sezonin e gripit’, u shpreh Tomini.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese