Gruaja që shihni në foto quhet Semiha Xhani. Muajt e fundit, është bërë pjesë e buletinit të UN në Shqipëri pasi është drejtuar te zyrat e këtij institucioni ndërkombëtar për të kërkuar ndihmë.
Semiha Xhani është duke luftuar që të mos e nxjerrin nga shtëpia e saj. Ajo e ndërtoi shtëpinë së bashku me ish-bashkëshortin e saj por nuk ishte e regjistruar si bashkëpronare. Semihaja është përfaqësuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, e cila me anë të mbështetjes së Kombeve të Bashkuara, ka ofruar këshillim ligjor falas dhe përfaqësim në gjykatë për çështjet e pronësisë për më shumë se 200 gra në nevojë të prekura nga ky problem, thuhet në njoftimin e UN Albania, raporton newsbomb.al.
Qendra ka punuar në dhjetë bashki në të gjithë Shqipërinë, për të rritur qasjen në informacion për të drejtat pronësore të grave. Projekti u financua nga qeveria suedeze dhe tashmë vijon të financohet nga UN Ëomen. Vetëm 8 për qind e grave në Shqipëri janë të regjistruara si pronare toke. Të drejtat e barabarta të grave për të pasur tokë dhe pronë konsiderohen si një e drejtë e njeriut, raporton UN Albania, shkruan newsbomb.al.