Hapësire reklamuese


Sporti

‘Selman Stërmasi’ kthehet në arenë lufte, ja pse nisi sherri masiv midis tifozëve të TIRANËS dhe PARTIZANIT

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_276859" align="alignnone" width=""]Policia ndërhyn në 'Selman Stërmasi' [/caption]

Mësohet shkaku i përplasjes së dhunshme midis tifozerive të Partizanit dhe Tiranës.

Sipas informacioneve të fundit, incidenti ka nisur pasi tifozët e Partizanit kanë tentuar të zhvendosin foninë, e cila ishte vendosur pranë tyre. Ata kanë kapërcyer gardhin dhe hyrja e tyre në fushë është konsideruar si provokim nga tifozët bardheblu.

Në këtë moment ka nisur konfrontimi i dhunshëm për disa minuta, ku raportohet se ka të lënduar dhe të ndaluar nga policia.

Duke parë situatën e agracuar, sfida do të ruhet nga efektivët e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese