Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Seldi Qalliu në prag të martesës me Mimoza Shkodrën, historia që nisi kur ishte i fejuar me Danën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këtë janar festoi 30-vjetorin dhe po përgatitet të organizojë ceremoni dasme me këngëtaren 2 vite më të madhe në moshë, Mimoza Shkodrën. Kjo është lidhja e dytë zyrtare e këngë- tarit, pas ndarjes nga vajza e gazetarit të njohur në Kosovë, Milaim Zeka.

Pas fotove në plazh, ku artistët u fotografuan me pushime, ishte vetë Seldi ai që ndau me miqtë fotot çift nga Zvicra, duke e konfirmuar kështu lidhjen mes tyre. Nuk vonoi shumë ditë dhe vetë Seldi dëshmoi se marrëdhënia e tyre ishte serioze pasi u fotografuan me familjarët e njëri-tjetrit

Mesa duket Seldi është pranuar dhëndër në familjen Shkodra, pasi drekuan me motrën e Mimozës dhe partnerin e saj. Sipas miqve të afërt të çiftit, tani që marrëdhënia është zyrtare, edhe familjare, po flitet se ata po përgatiten për dasmë VIP, ku do të mbledhin gjithë miqtë e tyre artistë në Tiranë. Po si lindi historia e dashurisë së Seldit me këngëtaren e hitit “Ndarja”? Kjo lidhje bëhet publike dy vite pas ndarjes së këngëtarit nga e fejuara e parë, që jeton në Suedi, Dafina Zeka. Por lidhja e tij me Mimozën lindi nga miqësia si kolegë, 5 vite më parë, kur ata bashkëpunuan për duetin “Pare, pare”. Në atë kohë, këngëtari dhe ish-lojtari i “Big Brother”, Seldi, ishte i fejuar me vajzën e gazetarit të njohur, Milaim Zeka, fejesë që zgjati 5 vite. Ajo ishte marrëdhënie në distancë, pasi Dafina jeton në Suedi, por flitet se koncertet e përbashkëta me Mimozën, bën që ai të afrohej shumë me të dhe të distancohej nga Dafina. Nuk dihet saktë nëse kjo dashuri e re ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënies me ish-të fejuarën, por që nga viti 2012 kur ata realizuan klipin “Pare, pare” janë parë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit, për shkak se ftesat për koncertet në Europë i merrnin çift.

KUSH ËSHTË MIMOZA SHKODRA, ISH-I DASHURI KËNGËTAR DHE PASURIA E SAJ

Mimoza Shkodra është këngëtarja nga Kosova që ka lindur dhe është rritur në Zvicër. U bë e njohur për këngët “Ndarja”, “Burrat nuk janë si ti” dhe “Pare, pare”, pikërisht dueti i para pesë viteve me Seldi Qalliun. Në vitin 2011, Mimoza publikoi këngën “Ndarja”, me famshmja në karrierën e saj me të cilën ka arritur sukses dhe fitime të mëdha. Flitet se ajo është një nga këngëtaret më të kërkuara për koncerte në Diasporë, duke arritur të vendosë pasuri të konsiderueshme nga muzika.

Gjithashtu ajo ushtron dhe një profesion tjetër që i jep fitime, atët ë laborantes dentare. Sa i takon jetës sentimentale, ndryshe nga Seldi, Mimoza Shkodra e ka ruajtur me fanatizëm jetën private. Gjithsesi, sipas mediave të Kosovës, kanë qarkulluar thashetheme, por asnjëherë s’ka pasur diçka të konfirmuar. Pak vite më parë u fol për një lidhje të Mimozës me këngëtarin nga Prishtina, Art Abazi. Gjithsesi, asnjë prej këngëtarëve nuk reaguan pas lajmeve të publikuara nga mediat shkruan panorama.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img