Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Sekuestrohet skafi me 700 kg drogë, arrestohen 2 shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një operacion i përbashkët i Policisë  së Shtetit me Policinë italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e një skafi me 700 kilogram drogë.

 Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç.

Sipas policisë sekuestrimi i skafit me drogë u bë i mundur në Otranto.

Ditën e djeshme, Policia Kufitare e Vlorës mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative është vënë në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin.

Njofimi i plotë:

Policia e Shtetit dhe Policia italiane, operacion të përbashkët kundër një tentative për trafik narkotikësh Ditën e djeshme, Policia Kufitare e Vlorës mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative është vënë në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin.

Pasi kanë humbur kontaktet dhe mjeti në ndjekje hyri në ujërat ndërkombëtare, Policia Kufitare njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në Itali finalizuan me sukses operacionin, edhe si rezultat i bashkëpunimit efektiv të forcave policore të dy vendeve, nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë. Janë në vijim hetimet në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë mbetet e angazhuar për të goditur çdo paligjshmëri, e fton këdo që ka informacion të denoncojë në anonimat, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital!

 

Më shumë


spot_img








spot_img