Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Sekuestrohet skafi me 1 TON drogë nga Shqipëria, arrestohen 2 vlonjatë në Itali (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Policia italiane ka sekuestruar  një motoskaf të fuqishëm që lundronte në brigjet e Samta Maria de Leuca në provincën e Lecces me 1 ton marijaunë të trafikuar me motoskaf përmes Adriatikut nga Shqipëria.

Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.

Motoskafi po lundronte me shpejtësi të ulët drejt brigjeve italaine, fakt që ka çuar në dyshimet e rojes bregdetare italiane.

Mjetet lundruese të Policisë finaciare janë vënë në ndjekje të motoskafit i cili sapo i ka pikasur ka shtuar shpejtësinë.

Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord.

Në bredësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuanë.

Droga e sekeustruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.

Prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot, Policia finaciare italiane informon se në rajonin e Puglias janë sekuestruar 13 tonë marijuanë, 9 mjete lundruese e janë arrestuar 28 skafistë.

Më shumë