Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Sekuestrohet 745 kg kokainë në Itali, arrestohen trafikantët domenikanë dhe një shqiptare

Lajme të ngjashëm

Policia italiane ka goditur një grup që merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Bolonia.

Bëhet me dije se autoritetet italiane kanë lëshuar 21 urdhër-arreste. Të arrestuarit janë shumica me shtetësi nga Republika Domenikane.

Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve janë edhe 4 gra, mes tyre dhe një shqiptare. Grupi kriminel domenikan merrte kokainë nga vendi i origjinës. Drogë të cilën e fshihnin nëpërmjet lëkurave të viçit dhe e transportonin në Itali.

Policia ka sekuestruar 745 kg kokainë, e ndarë në pako të vogla rreth 500 gram secila. Nga kontrollet e kryera në vendet e banimit të të dyshuarve është lejuar sekuestrimi i disa makinave dhe shuma të mëdha parash. Vlera e kokainës së sekuestruar është 61 milionë euro në shitje me pakicë.

Më shumë