Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Sekuestrohet 6 mijë m2 tokë e regjistruar në Lezhë, por pronari nuk ekziston fare

spot_img

Lajme të ngjashëm

225f904520bc0f1ba5449e979e609743

Gjykata e Lezhës ka sekuestruar 6066 m2 tokë të regjistruar në fshatin Barbullujë.

Kjo sipërfaqe e madhe toke është e regjistruar në emër të “shtetasit” Gjok Lini. Pikërisht, këtu qëndron dhe baza e prokurorisë dhe më pas gjykatës për sekuestrimin e kësaj sipërfaqe toke sepse “shtetasi” Gjok Lini rezulton një person anonim, i paregjistruar fare në Republikën e Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë, e cila ka dhënë dhe idicjen për bllokimin e kësaj prone, regjistrimi i saj është produkt i veprimtarisë kriminale pasi duke u vendosur në emër të një shtetasi që nuk ekziston është menduar të tjetërsohet dhe të kalohet në emër të personave të tjerë.

Me urdhër të Prokurorisë, Gykata e Lezhës ka vendosur sekuestrimin e 6066 m2 tokë dhe bllokimin e saj në hipotekën e qytetit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img