Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrohet 1 ton drogë, policia e Greqisë arreston 6 shqiptarë dhe 1 grek

Shkruar nga Newsbomb

Një ton kanabis është sekuestruar nga policia në Afidnes të Greqisë ditën e sotme. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria dhe deri më tani janë arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë dhe një grek.

Droga mbahej në një magazinë dhe policia ka rënë në gjurmët e saj nëpërmjet transfertave të mëdha të parave që kanë kryer personat e përfshirë. Një pjesë e kanabisit ndodhej ende brenda një kamioni, ndërsa mendohet se kishte si destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu