Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 47-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar,

Një 47-vjeçar grek ka rënë në pranga pasi brenda makinës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë.

Ai është ndaluar për kontroll gjatë mëngjesit të sotëm, dhe janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Sakaq, hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit.

Vlen të theksohet se prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese