Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Sekuestrohen mbi 3 tonë KAFE kontrabandë në Kukës, Policia procedon tre persona, pakot i kishin fshehur në dy magazina

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë proceduar penalisht nga Policia e Kukësit, ndërsa janë sekuestruar 3 tonë e 519 kilogramë kafe. Uniformat blu bëjnë me dije se u proceduan shtetasit: D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D.J., u gjetën dhe sekuestruan 123 kilogramë kafe të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:

Kukës

Procedohen 3 shtetas, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sekuestrohen 3 tonë e 519 kilogramë kafe.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në kuadër të procedimit penal të nisur më parë për kontrabandimin e mallrave që paguhet akcizë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në dy subjekte tregtare.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img








spot_img