Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Sekuestrohen 60 kg lëndë narkotike, në pranga një person, procedohen 3 të tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan penalisht shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkoitike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi P. F. ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë




spot_img








spot_img