Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Sekuestrohen 50 mijë EURO në portin e Durrësit, procedohen dy shoferët e kamionëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

bc95af4396b219e2ec267a5aa5b86f81

Tentuan të kalonin mijëra euro nga porti i Durrësit, por nuk kanë arritur t’i shpëtojnë policisë.

Policia Kufitare njofton se ka proceduar dy persona, të cilët tentuan të kalojnë 50 mijë euro nga Porti i Durrësit.

Mësohet se  është proceduar në gjendje të lirë N. L., 45 vjeç, shtetas malazez, i cili kishte fshehur 20 mijë euro në tavanin e kabinës, të mbështjella me natriban.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia Kufitare parandalon dhe godet dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 50.000 euro.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Po nga strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më shumë

spot_img