Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Sekuestrohen 5 kg kanabis dhe disa fidanë të mbjellë në Fier, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim babai i të miturit (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ed65a0f4dc110b530a1e270ed83783eb

3 persona janë arrestuar në Mallakastër për kultivim të lëndëve narkotike, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një 17 vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij.

Detaje nga policia: Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg kanabis dhe disa fidanë kanabis të mbjellë në kubikë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe si rezultat i organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga Komisariati i Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u evidentuan dhe u goditën 3 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • I. L., 45 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër;
  • A. T., 54 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
  • F. L., 17 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e babait të 17-vjeçarit,  shtetasit A. L., 52 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë autorët e dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë në tokat e tyre në fshatin Baltëz dhe Aranitas.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, shtetasit A. T., iu gjetën dhe sekuestruan rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img