Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrohen 43 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, pranga dy shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrohen 43 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, pranga dy

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kanabis sativa në kufirin greko-shqiptar.

Policia greke bën me dije se në pranga ra drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, përkatësisht 33 dhe 28 vjeç.

Sipas mediave vendase mësohet se gjatë operacinit policia greke gjeti brenda automjetit dhe sekuestroi 2 çanta  me 41 pako që përmbanin 43 kg e 100 gram marijuana.

Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe sekuestruan 2 celularë dhe 3 karta SIM.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll