Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrohen 4 makina LUKSOZE në Lezhë, dyshohet se janë blerë nga aktiviteti kriminal (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Krimi Ekonomik ka sekuestruar 4 makina luksoze në Lezhë, të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.

Sipas policisë, operacioni i koduar 'Luksi' u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale ".

Mjetet ishin në pronësi të shtetasit I.L.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.

Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera luksoze

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Grup i strukturuar kriminal"

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale "

Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive  për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L

Gjithashtu  po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera  luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L.

Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

66713810_329305921287015_7773053931382374400_n.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll