Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Sekuestrohen 4 KATE PA LEJE të Myslym Shyri, këtë herë pallati është i përfunduar (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër kate pa leje të një pallati në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë janë sekuestuar sot, në kuadër të aksionit që qeveria ka ndërmarrë pas ligjit për sekuestrimin e objekteve pa leje.

Ajo që bie në sy është se këtë herë pallati është i përfunduar, ndoshta edhe me hyrje të shitura. Në total, sipërfaqja e sekuestruar shkon në 2700 metra katrorë.

Ministri Bledi Çuçi u shfaq krah drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, duke deklaruar se pallati në fjalë, jo vetëm që ka katër kate pa leje por “ka ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë”.

Vetë kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale “VIJON OPERACIONI I LIGJZBATIMIT mbi çdo metër shtesë të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi

*Atyre që thonë pse u kujtuat tani, u them jemi kujtuar që ditën e parë të punës, prandaj edhe kemi 10 herë më pak metra katrorë në shkelje të lejeve të ndërtimit, se sa kur e nisëm punën”.

 

Më shumë




spot_img






spot_img