Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E diel, 26 Mars, 2023

Sekuestrohen 300 kg marijuanë në Mal të Zi, droga ishte nisur nga Shqipëria, e kishin fshehur në një cisternë

Lajme të ngjashëm

Në terminalin doganor të Podgoricës, në Mal të Zi është kapur pasditen e sotme një sasi prej 300 kg marijuanë.

Mësohet se droga ishte nisur nga Shqipëria dhe ishte fshehur në një cisternë, ndërkohë që në pranga është vënë një shofer me origjinë nga Bosnja.

Lënda narkotike u gjet pasi cisterna kaloi në skaner, ku u vërtetuan edhe dyshimet e efektovëve të anti-drogës. Ndërkohë, policia po punon për zbardhejn e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave të tjerë të lidhur me drogën, pasi destinacioni përfundimtar i drogës ishte Bosnja.

“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri zbuluam se brenda kishte marijuanë. Sipas gjetjeve të para, ka rreth 300 kilogramë marijuanë. Personi dhe droga i janë dorëzuar policisë”, tha zyrtari i doganës së Podgoricës.

Droga e sekuestruar

Më shumë