Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sekuestrohen 200 kg DROGË në Shkodër, policia jep DETAJE

Shkruar nga Newsbomb

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike në Shkodër.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u zhvillua operacioni i koduar “Liqeni“, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: Marjan Kurteza 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg Marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike. Operacioni vijon për kapjen e shtetasit D.B. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

58745227_329589481090356_2845091301576146944_n.jpg59423364_455964894948602_2139816744829583360_n.jpg59305997_546858445841007_1456388062492753920_n.jpg

 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll