Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
69 %
0.5kmh
75 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara në doganën e Murriqanit, arrestohet 1 person  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara në doganën e Murrianit.

 Policia ka ndaluar një person me iniciale A.Q. i cili është poseduesi i parave të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë,  në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi  A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 euro.

Njoftimi i plotë

Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Degës Doganore Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në  hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë,  në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi  A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EUR.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në PKK të RSH për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 1.000.000 lekë.

 

Më shumë


spot_img








spot_img