Policia greke ka sekuestruar 100 kg kokainë të kapur në një kontejner në portin e Selanikut.
Sipas medieve greke, droga vinte nga Amerika Latine dhe arriti të sekuestrohej në kuadër të një operacioni që u zhvillua në Divatë. Si pasojë janë arrestuar nëntë persona, si dhe u bllokua dy makinat që u përkisnin të arrestuarve.
Pas arrestimit të këtyre nëntë personave, mes tyre edhe një drejtues i organizatës, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.
Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine, ku kartelet e drogës po synojnë të përdorin portet e Athinës dhe Selanikut, si bazë për pritjen e drogës që duan të trafikojnë drejt vendeve të tjera europiane.