Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Sekuestrohen 10 mijë m2 tokë buzë detit në Sarandë, Prokuroria jep detaje për përfitimin e truallit me dokumente false  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Sarandës ka dhënë informacion për tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej 10 mijë metra katrorë buzë detit.

Në njoftim bëhet me dije se Prokuroria e qyetit bregdetar ka vendosur masën e sekuestrimit për sipërfaqen e tokës, e cila u tjetërsua nga zyrtarë dhe biznesmenë, përmes dokumenteve të falsifikuara.

Lidhur me këtë janë shpallur në kërkim 10 persona, të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës”.

Ndërkohë ditën e sotme janë shpallur në kërkim dy vëllezërit biznesmenë, Behar dhe Bedri Mucobega, si dhe ish-drejtori i ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuader të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhërave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, të cilat dyshohet se jane regjistruar në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarandë me vendimin Nr.50 dt. 02.06.2022, ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive për një siperfaqe toke prej 10 230 m2, ndodhur në Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare.

Në vazhdim, organi i akuzës po vijon punën për vleftësimin në gjykatë të urdhërave të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 10 persona të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ‘falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë nënpunës shtetërorë, biznesmenë dhe shtetas të tjerë.

Më shumë




spot_img








spot_img