Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Sekuestrimi i pasurive të Ben Qimes, detaje nga dosja e SPAK: Lëvizte me AUDIN e blinduar të DEPUTETIT të njohur (EMRI)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka sekuestruar pasuritë e Arben Isufajt, i njohur dhe si Ben Qimja. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e tre kompanive në pronësi të Isufajt, mijëra m2 tokë dhe 6 makinave luksoze.

Referuar dosjes që Top Story disponon, hetimi pasuror ka nisur bazuar në një referim të Policisë që në vitin 2017, dhe u finalizua vetëm pas 4 vitesh. Nga perandoria ekonomike që është hetuar nga SPAK, në fund u vendos sekuestrimi vetëm për 13 asete nga të cilat 6 automjete, 5 sipërfaqe toke dhe 2 kompani thuajse inaktive.

Sipas Prokurorisë, mes veturave që përdoreshin nga Ben Qimja ishte edhe një AUDI A8 e blinduar në pronësi të ish-deputetit të njohur Mark Frroku. Një Audi A8L figuron mes mjeteve të sekuestruara, por nuk dihet nëse është ajo e Frrokut. Po ashtu, nuk janë arritur të sekustrohen as disa mjete të tjera të blinduara me të cilat lëviz Isufaj.

Mes pronave të hetuara rezultojnë tregu i Fierit me mbi 200 dyqane dhe disa pallate në Fier e Tiranë të cilat rezultojnë se janë ndërtuar nga kompania “Mateo Konstruksion”. Sipas organit të akuzës, kompania në fjalë e administruar nga Agim Çako, në fakt është themeluar nga Arben Isufaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img