Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive dhe dënimi me 125 vite burg i Avdylajve; jehonë në SHBA: Sukses i Gjykatës Speciale shqiptare dhe SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Byroja Ndërkombëtare për Çështjet e Drogës dhe zbatimit të Ligjit në SHBA (INL), e quan sukses të Gjyklatës Speciale shqiptare vendimin që dha GJKKO, për sekuestrimin e pasurive me vlerë 5 milion euro të Avdylajve.

“Dënohen 17 trafikantë droge! Vendimet e Gjykatës Speciale Shqiptare shënojnë një sukses tjetër për Strukturën e Specializuar Antikorrupsion (SPAK). Byroja Ndërkombëtare për Çështjet e Drogës dhe zbatimit të Ligjit (INL) vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe operacionet e SPAK përmes ndihmës së drejtpërdrejtë dhe programeve të financuara nga INL - ICITAP & OPDAT”, thuhet në reagimin zyrtar të INL.

Kujtojmë se, tre ditë më parë Gjykata e Posaçme  (GJKKO) vendosi të sekuestrojë pasuritë e grupit të Avdylajve me vlerë mbi 5 milion euro, ndërsa 17 të arrestuar u dënuan në total me 125 vite burg. Ata u dënuan për një pjesë të dosjes 339 dhe laboratorin e heroinës në Has.


Reagimi i Byrosë së Narkotikëve të SHBA, vjen pas një postimi në Tëitter të ambasadores Yuri Kim, e cila shkruante se në bazë të informacioneve që pala amerikane kishte marë nga DEA, 17 trafikantë shqiptarë të drogës ishin arrestuar.

Lexo edhe: GJKKO i sekuestron 5 milionë euro pasuri grupit të Avdylajve

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.