Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrimi i heroinës dhe hashashit dje në Elbasan, arrestohet edhe një 36 vjeçar, ishte ‘furnizuesi’ (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Mjeti ku ishte fshehur dorga

36 vjeçari Gazmir Harremi është arrestuar sot nga Policia e Elbasanit si i përfshirë në operacionin antidrogë ku u sekuestruan 4.2 kg heroinë dhe mbi 1 kg hashash.

Droga është kapur në një furgon që transportonte dru. Në pranga dje kanë rënë Gëzim Balla 46 vjeç, shofer i mjetit, banues në Elbasan, dhe disa persona të tjerë të lidhur me këtë ngjarje: Endri Karaj, Haziz Musai, Xhulio Musai dhe Danjel Xhelilaj.

Ndërkohë, sot Policia njofton se ka arrestuar pikërisht furnizuesin që siguronte drogën, Gazmir Harremin.

“Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G.H 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

Lexo edhe: Operacioni anti-drogë në Elbasan, policia jep DETAJE

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.