Pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, rrëzoi kërkesën Monika Kryemadhi, duke mos i kthyer celularin e sekeustruar nga SPAK, deputetja e Partisë së Lirisë i është drejtuar Gjykatës së lartë për rekurs.
Rekursin, Kryemadhi e ka dopozituar Kryemadhi më datë 1 mars, duke kërkuar me ngulm rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të dhënë nga gjyqtarja Igerta Hysi.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njoftoi pak kohë në parë Apeli i GJKKO-së.
Më herët deputetja Kryemadhi gjatë një konference për mediat u ndal te lajmet e publikuara në media, se ajo i kishte bërë kërkesë SPAK për kthimin e sekuestrimeve të bëra.
Politikania bëri me dije se asnjë pronë e saj, apo familjarëve nuk i është sekeustruar nga Prokuroria e Posaçme, teksa theksoi se i vetmi send që i është mbajtur nga SPAK ka qenë celulari i saj i cili ka lidhje me denoncimet që ka bërë për aferën e Inceneratorëve.
“Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë tjetër që do flas ka të bëjë me inceneratorin. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Celulari, send që ka lidhje me kallëzimet e mia. Mos u shqetësoni, Monika Kryemadhi nuk ka gjë për të fshehur. Libër i hapur është Monika Kryemadhi për ju. Madje më e hapur seç duhet. Lojën politike dhe strategjinë që përdor unë për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë dhe stil që e mëson gjatë rrugës”, tha Kryemadhi më herët