Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sekuestrimi i 400 kg drogë, DEA amerikane: Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrimi i 400 kg drogë, DEA amerikane: Hetimi ishte një

Agjencia Federake Amerikane e Anti-Drogës (DEA) ka reaguar pasi u kapën rreth 400 kilogram drogë në Kosovë, pasi kishte kaluar nga porti i Durrësit.

Në deklaratën e tyre thuhet se kapja e drogës u arrit përmes një bashkëpunimi mes policisë së disa shteteve.

 “Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional. Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”,- thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA-s.

Sipas tij, ka qenë bashkëpunimi mes këtyre policive një ndër arsyet kryesore që çuan në identifikimin dhe sekuestrimin e 400 kilogram drogë.

Kujtojmë se dy ditë më parë u kap në Lipjan të Kosovës një kamion i cili kishte ardhur nga Amerika Latine nëpërmjet portit të Durrësit duke transportuar 400 kg drogë.

Përmes këtij operacioni ranë në pranga edhe 7 persona, të cilët pritet të dalin sot para gjykatës në Prishtinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu