Hapësire reklamuese

Social Bomb

Seks, drogë dhe nudizëm në plazhin Vilë Bashtovës (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Lakuriq, duke notuar, ose duke bërë shëtitje në brezin e rërës. Nudo në mes të ditës në një vend publik.

Kjo ndodhi në plazhin e Vilë Bashtovës në grykëderdhjen e Shkumbinit, aty ku ekipi i ABC News u përballë edhe me vështirësi gjatë realizimit të kronikës. Nuk duan t’ia dinë dhe as shqetësohen. Por bëjnë seks në grup.

Një numër i madh rulotash janë ndaluar këtu prej dy javësh. Në zonë kundërmon era hashash. Por edhe drogëra të tjera. Shenjat janë të dukshme ngado.

Shiringat dhe një tub kanë mbetur ende mbi këtë oxhak të improvizuar për përgatitjen e lëndëve narkotike.Grupi ynë i xhirimit u afrua të bisedonte me ndonjë nga të rinjtë që po pushonin në plazh, por u refuzuan.

Më guximtarët kërcënuan operatorin dhe gazetaren sapo panë kameran.Megjithatë territori duket i pastruar. Turistët i kanë mbledhur mbetjet dhe i kanë futur në thasë plastike.

Atu ku kanë mbërritur pushuesit e seksit, drogës dhe muzikës, nuk gjenden vendas. Në Vilë Bashtovë plazhi është braktisur nga vendasit. Zona tani u përket pushuesve nudo për seks, drogë dhe muzikë.

Video +18:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu