Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Sekretarja e Brendshme e Britanisë: 60% e emigrantëve që vijnë në vend janë shqiptarë, pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka folur për emigrimine  paligjshëm në Britani.

Ajo ka premtuar se do ta bëjë më të vështirë për emigrantët që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne dhe që me këtë justifikim futen në Britani.

“Mirror” shkruan se shqiptarët po “abuzojnë” me sistemin dhe pohojnë se janë viktima për të arritur në brigjet e Britanisë.

Zyrtarët qeveritarë besojnë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë në Kanal çdo ditë tani janë shqiptarë, edhe pse shifrat ndryshojnë vazhdimisht.

Braverman beson se reformimi i Aktit të Skllavërisë Moderne do t’i lejojë zyrtarët të largojnë njerëzit jashtë vendit të cilët kanë “paguar dhjetëra mijëra paund për privilegjin e të qenit një i ashtuquajtur skllav modern”.

“Tani ajo që po shohim është se shumica e njerëzve që vijnë këtu nga Shqipëria rreth 80 për qind e njerëzve që hasin me varka të vogla, pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne.

Kjo është pavarësisht nga fakti se ata mund të kenë paguar dhjetëra mijëra paund për privilegjin e të qenit një i ashtuquajtur skllav modern” tha ajo.

Theresa May nxori Aktin e Skllavërisë Moderne të vitit 2015 si Sekretare e Brendshme, e cila krijoi kompetenca të reja për të mbrojtur viktimat dhe për të ndjekur penalisht shkelësit.

Më shumë




spot_img








spot_img