Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ka pranuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka arritur të kontrollojë krizën e emigrantëve, duke thënë se duhej të ishte më efektive. Ajo ka thënë për mediet britanike se 36 shqiptarë të arrestuar nga zyrtarët janë kthyer në Shqipëri javët e fundit.
Braverman fajësoi trafikantët e qënieve njerëzore, teksa shtoi se zyra e saj po punomn për përmirësimin e situatës dhe rritjen e efekasitetit.
Sipas raporteve qeveria kishte dështuar me gjetjen e vendstrehimeve për emigrantët.
Sa i përket shqetësimeve të paraqitura për mbipopullimin e qendrës së pritjeve të emigrantëve në Manston, politikania fajësoi emigrantët që vijnë në britani në mënyrë të paligjshme.
“Unë nuk do të drejtoj gishtin e fajit ndaj një personi, nuk është aq e thjeshtë sa kjo. Nuk mendoj se është e dobishme të drejtosh gishtin e fajit te dikush”, u shpreh Braverman.
Manston ishte projektuar si një vend pritjeje e për një maksimum prej 1,600 migrantësh, por në fakt aty sot ka më shumë se 4000 emigrantë. Një burrë që u sëmur ndërsa qëndronte në qendër vdiq në spital të shtunën. Ai besohet se ka kaluar në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël më herët në nëntor dhe stafi i Home Office po përpiqet të kontaktojë familjen e tij.
Komiteti dëgjoi se 36 personat që ishin mbajtur në Manston ishin kthyer në Shqipëri, sipas marrëveshjes së qeverisë për kthimin e emigrantëve dhe shkelësve, nga 12,000 shqiptarë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit.