Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Sekretari i Shtetit, John Kerry tur në Ballkan, shmang Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Shtetit, John Kerry do të nis më 30 nëntor një tur europian, ku do të ndalet edhe në disa shtete të Europës Juglindore, por pa përfshirë Shqipërinë.

Më 2 dhjetor, Kerry do të mbërrijë në Prishtinë për t’u takuar atje me zyrtarët e vendit për të diskutuar për çështje bilaterale dhe ato rajonale. Një ditë më pas, sekretari amerikan do të jetë në Beograd, ku edhe do të marrë pjesë në ministerialin e Këshillit të OSBE-së dhe po në të njejtën ditë do të udhëtojë drejt Qipros për t’u takuar me zyrtaret e atij vendit.

Turi i Kerry-t në Ballkan mbyllet me vizitën në Athinë më 4 korrik dhe takimet që ai do të zhvillojë me liderët grekë, ku do të diskutohen një sërë çështjesh, përfshirë krizën e refugjatëve.

Ndërkohë, Tirana nuk rezulton në axhendën e turit ballkanik të numrit një të diplomacisë amerikane.

Nesër (25.11) do të jetë i pranishëm në Kroaci për të marrë pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, ku pjesëmarrës do të jenë krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Presidentin i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në këto dy javë, pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit do të vizitohen nga liderët më të lartë amerikanë, por përjashtim bën Shqipëria. Që pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim bilateral me liderët amerikanë.

Lexo edhe: Situata e rënduar politike dërgon John Kerry-n në Kosovë

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img