Hapësire reklamuese

Bota

Sekretari i OKB thirrje shteteve: Taksoni fitimet e mëdha dhe të papritura të kompanive të karburanteve

Shkruar nga Newsbomb
Sekretari i OKB thirrje shteteve: Taksoni fitimet e mëdha dhe të

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të zhvilluara që të tatojnë fitimet e papritura dhe të mëdha të kompanive të karburanteve fosile.

“Sot, po u bëj thirrje të gjitha ekonomive të zhvilluara që të tatojnë fitimet e papritura të kompanive të karburanteve fosile.Industria e karburanteve fosile po ushqehet me qindra miliarda dollarë në subvencione dhe fitime të papritura, ndërkohë që buxhetet e familjeve tkurren dhe planeti ynë digjet”, tha António Guterres në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork sot.

Ai tha se ekonomitë e pasura duhet të godasin kompanitë e naftës dhe gazit me ëindfall taxes(një taksë e vendosur mbi një fitim të paparashikuar ose të papritur të madh, veçanërisht atë që konsiderohet të jetë i tepërt ose i marrë në mënyrë të padrejtë.)

Sipas tij kjo do t’i vinte në ndihmë vendeve të varfra, të cilat vuajnë rritjen e çmimit të naftës, energjisë dhe produkteve ushqimore.

 

Gutteres u shpreh gjatë fjalës së tij në Asamble se ndotësit duhet të paguajnë.

"Ndotësit duhet të paguajnë." Fondet e taksuara, thotë ai, duhet të ridrejtohen në vendet që vuajnë humbje dhe dëme të shkaktuara nga kriza klimatike dhe te njerëzit që luftojnë me rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

Theksojmë se që prej fillimit të luftës në Ukrainë, në 24 shkurt të këtij viti, bota ka ndjerë peshën e rritjes së çmimeve, veçanërisht të naftës, duke sjellë fitime marramendëse për kompanitë gjigante të naftës në botë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.