Hapësire reklamuese

Rajoni

Sekretari i KiE, Jagland: Nuk ka kërkesë nga Kosova për anëtarësim

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli të Europës, Torbjern Jagland, ka deklaruar se nuk ka ende asnjë kërkesë të Prishtinës për anëtarësim në këtë organizatë, por edhe nëse kjo ndodh sipas tij procedurat do të jenë të gjata.

“Edhe nëse arrin kërkesa e Prishtinës, ekzistojnë procedura, përfshirë monitorimin dhe përmbushjen e kushteve. Do të jetë një proces i gjatë. Ekziston edhe aspekti politik. Mendoj se askush tani nuk dëshiron ta dëmtojë procesin e dialogut që po vazhdon ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe i cili lehtësohet nga BE”, ka thënë Jagland në intervistën për gazetën Novosti.

Zyrtarë të lartë kosovar prej më shumë se një viti kanë deklaruar se Kosova është pranë dorëzimit të kërkesës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese