Hapësire reklamuese

Showbiz

“Sekret” hap festivalin e “Eurovision 2022”, Ronela Hajati këndon e para në gjysmëfinale   

Shkruar nga Newsbomb

Më 10 maj nis festivali  i “Eurovision 2022” i cili këtë vit do të zhvillohet në Itali.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të këndojë këngën e titulluar “Sekret”.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Instagramit të “Eurovision 2022” janë publikuar renditjet e shteteve që do të performojnë në netët gjysmë finale.

Shqipëria do të jetë shteti i parë që do të hapë natën e parë të festivalit magjik me 10 maj, i cili pritet të ketë miliona ndjekës. Në këtë natë do të prezantohen 17 shtete, ndërsa në natën e dytë do të performojnnë përfaqësuesit e 18 shteteve të tjera.  

Eurovision 2022” mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, pasi ky vend fitoi vitin e kaluar me grupin Maneskin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu