Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sejko: Norma bazë e interesit nuk ndryshon, inflacioni mbetet rrezik

Shkruar nga Newsbomb
Sejko: Norma bazë e interesit nuk ndryshon, inflacioni mbetet rrezik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë me dije se norma bazë e interesit për lekun nuk do të ndryshojë. Në konferencën përmbyllëse të këtij viti, Sejko njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet 3.25%.

Ndërkohë, theksoi se inflacioni do të mbetet një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të ushqejë rritjen e konsumit në ekonomi, por mungesat e pranishme në tregun e punës dhe zgjerimi i shpejtë i pagave mban ende të larta presionet e brendshme inflacioniste”, tha Sejko.

Më tej guvernatori tha se sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, ndonëse me ritme më të ngadalta ekonomia do të vijojë të rritet edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Do të stimulohen veçanërisht investimet e huaja direket dhe eksportet. Gjallërim pritet të ketë edhe konsumi”, tha më tej guvernatori i BSH-së.

Ndër të tjera Sejko tregoi edhe kartomnedhat të cilat mund të këmbehen në banka deri më 31 dhjetor.

 “Janë kartëmonedhat që shihni pas meje. Janë pa kurs ligjor prej vitesh. Me to nuk mund të blihet gjë”, tha ai.

100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.

Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese