Analisti Neritan Sejamini ka folur mbrëmjen e kësaj të enjte për standarde të dyfishta nga ana e Prokurorisë së Posaçme, për inceneratorin e Tiranës dhe urdhrin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
"Ne kemi një grup, që te inceneratorët në Elbasan dhe Fier, kanë vjedhur. Nëse në Tiranë ka ndodhur e njëjta gjë, sa shanse ka të mos e ketë ditur Veliaj? Zero", u shpreh ai në emisionin "TPZ".
"Me veprimet banale që kanë bërë ata, të vërtetuara, sa janë gjasat që ky grup kriminal, në Bashkinë e Tiranës, të kenë zbatuar ligjin dhe ka vetëm një inxhinier aty… Imagjinoni, po flasim për 600 milionë euro, dhe kryetari i bashkisë dhe kryeministri janë indiferentë ndaj këtij biznesi?
Zoti Ahmetaj, akuzohet vetëm për pasurinë, kanë pyetur pastruesin, arkitektin, rojen e fshatit, çdo njeri të mundshëm. Kurse këtu… Po them që pse këtu nuk bëhen të njëjtat hetime?", vijoi analisti duke ballafaqur publikisht veprimet e SPAK për rastin ndaj Ahmetaj dhe tashmë ndaj Veliaj.
"Erion Veliaj është njeri shumë shumë shumë i pushtetshëm. Biznesi kryesor sot në Shqipëri është pastrim i parave të drogës, i cili shumica bëhet me ndërtimet. Janë ndërtuar miliarda euro vlerë ndërtimesh. Të gjitha me firmën edhe të zotit Veliaj. Një pjesë kanë ardhur duke tjetërsuar parkun e liqenit, do të fillojë dhe garda, etj. Të gjithë këto vendimet kanë patur si hallkë edhe zotin Veliaj. Jam dakord që është Rama, por edhe Veliaj ka pushtet të jashtëzakonshëm", përmbylli Neritan Sejamini.