Hapësire reklamuese

Sporti

Sebastian Giovinco emigron në Toronto, bëhet futbollisti italian më i paguar

Shkruar nga Newsbomb

Sebastian Giovinco ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij te skuadra kanadeze e Toronto FC, ku do të bëhet futbollisti Italian më i paguar. Plot 8.5 milionë Euro në vit do të marrë futbollisti shtatshkurtër që është pagëzuar nga tifozët me emrin “Milingona atomike” dhe që te Juventus nuk ka gejtur thuajse asnjëherë vendin titular të sigurt, edhe pas rikthimit nga huazimi.

Sipas mediave kanadeze, Giovinco do të zyrtarizojë kontratën me ekipin kanadez të Michael Bradley e Jozy Altidore, por nuk do të jetë fizikisht në Toronto. Transferimi që po komentohet nga ekspertët e MLS, si një "Bloody Big Deal" është arritur tashmë, por talenti Italian do të luajë me ekipin e ri vetëm në muajin Korrik, kur të skadojë kontrata me Juventusin.

Akordi i ri i Sebastian Giovinco, do ta bëjë talentin, futbollistin më të paguar Italian duke lënë pas Daniele De Rossi (6 milionë Euro), Balotelli (6 mln), Totti (4,5 mln), Buffon (4 mln) dhe Andrea Pirlo (3,5 mln).

Sipas artikujve në Sportsnet.ca, ajo që impresionoi futbollistin për të kaluar te Toronto, ishte organizimi i ekipit kanadez dhe facilitetet stërvitore. Pressing nga ana e Torontos te agjentët e Giovinco, ka ndodhur prej më shumë se një viti por vetëm taniformalizohet me akordin në Air Canada Centre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu