Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Seancë maratonë në Kuvend, vuloset sot përfundimisht projekt-buxheti për 2022

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi do të zhvillojë sot seancë e radhës plenare për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale.

Sot do të jetë një seancë maratonë, ku pas disa miratimeve në parim dhe disa ndryshime sot do të votohet përfudimisht për projekt-buxhetin e vitit 2022.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 23.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 15.11.2021

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

2

6. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

7. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

8. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

3

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

11. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e  marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19”. (Neni 83 dhe 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 28 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

(Shprehet një folës pro e një folës kundër)

Koha e votimit

12. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79/2021 “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 21/1 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

13. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 21/1 të Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)’- parashikohet në rendin e ditës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img