Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Seanca plenare sot, nga debati për energjinë elektrike te projektligji për dosjet e ish-sigurimit, ja rendi i ditës

Shkruar nga Newsbomb
Seanca plenare sot, nga debati për energjinë elektrike te projektligji

Si çdo të enjte edhe ditën e sotme në orën 10:00 mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.

Në këte seancë do ytë diskutohen shumë nga debati lidhur me situatën energjitike në vend tek ndryshimi për projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit”, ndryshim ky i cili u miratua nga Komisioni i Ligjeve.

Ditën e sotme ky projektligj do të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet që të gjallë dhe shumë debat.

Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën verifikimit  të personaliteteve që mbajnë poste publike dhe atyre që janë pajisur me herët me certifikatë pastërtie nga dy komisionet e mëparshme, Mezini dhe Bezhani. Ndër të tjera i hapet rruga edhe verifikiimit të Ilir Metës në dosje.

Rendi i Ditës:

I.Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 20.10.2022, ora 10:00.

II.Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1.Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 13.10.2022.

2.Njoftime.

3. Debat publik, kerkese prej 15 deputetesh ne lidhje me situaten energjitike ne vend.

4. Projektligj "Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per financimin shtese per projektin e zhvillimit te integruar urban dhe turizmin"

5. Projektligj "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne protokollin e dyte shtese te Konventes per Krimin Kibernetik mbi Bashkepunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike"

6. Projektligj "Per nje ndryshim ne ligjin nr.45/2015 "Per te Drejten e Informimit per dokumentat e IshSigurimit te Shtetit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise", te ndryshuar.

7. Diskutime per c;eshtje jashte rend it te dites.

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

I. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese