Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Seanca plenare, sot diskutohet pika e “nxehtë” që përjashtoi Bashën nga parlamenti, ç’pritet të ndodhë pas porosive të Ramës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rreth orës 10.00 sot është parashikuar seanca e e radhës plenare.

Parlamenti ka zbardhur axhendën e seancës, e cila parashikon miratimin e dy projektligjeve dhe atë që mund të konsiderohet si “pika e nxehtë” e dkitës së sotme, diskutimi mbi komisionin e posaçëm te Reformës Zgjedhore.

Kjo pasi në seancën e kaluar mazhoranca nuk e pa të arsyeshme që të ketë diskutime, ndërsa opozita protestoi duke mos lejuar miratimin e saj në kuvend pa e diskutuar më parë.

Kjo përplasje krijoi tension në seancë, duke bërë që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të marrë masën administrative ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, duke e përjashtuar për atë ditë. Ai u ndëshkua për “pushtim të foltores”. 

Deputetët e PD “u ngujuan” për rreth 6 orë më pas në kuvend në shenjë proteste, në pritje të nisjes së diksutimeve, që më pas u shty për sot. 

Ndërkohë, këtë të hënë, Rama mblodhi qeverinë dhe kryesinë e PS. Ai u dha disa porosi për seancën e sotme, ku më kryesorja ishte urdhri që të shmangen përplasjet dhe tensionet lidhur me pikën e diskutimeve, për Reformën Zgjedhore.

Ditën e sotme është parashikuar që projektvendimi “Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore” të diskutohet mes grupeve parlamentare dhe më pas të votohet me shumicë të thjeshtë. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img