Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Seanca për “Vetingun”, Mediu: Nuk bëhemi pjesë e kësaj farse ligjore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur pak çaste më parë seanca e jashtëzakonshme parlamentare për miratimin e ligjit të Vettingut. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka kundërshtuar miratimin e paketës ligjore duke e quajtur farsë ligjore dhe tentativë e maxhorancës për të kapur drejtësinë.

albsig

Mediu tha se ata që duhet të bëjnë kontrollin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve duhet të jenë të kontrolluar nga qeveria. Kreu i PR-së u shpreh se ligji krijon hapësira për veprime selektive duke hapur gropa të zeza për qëllime politike dhe korruptive.

Fjala e Mediut në Parlament:

Mblidhemi në një seancë të jashtëzakonshme për Parlamenrin por të zakonshme për maxhorancën që kërkon të kapë drejtësinë. Falë përpjekjeve tona të vazhdueshme ne arritëm një reformë kushtetuese që sigurionte drejtësi të pavarur.

Miratimi i ligjeve që shoqërojnë këtë paketë kushtetuese është më i rëndësishëm. Konsesnusi është thelbësor, në këtko 25 vite ne nuk kemi qënë pa ligje. Kemi marë edhe ligje copy-paste, por kur i kemi miratura dhe diskutuar në këtë sallë janë krijuar gropa të zeza për përfitime klienteliste.

E njëjta gjë po bëhet edhe sot. A po kemi një proces normal parlamentar apo një proces të manipuluar politikisht. Për fatin e keq shoh se po ndodh e njëjta gjë. Kërkohet që në përputhje me interesat politike, manipulative de korruptive të bëhet e njëjta gjë.

Ju sot vazhdoni të diskutoni akoma për vija të kuqe edhe pse nuk ka më vija të kuqe. U përpoqët ta shmangni opozitën që në fillim. Pastaj kur nuk ia dolët edhe ta bleni atë. Edhe kësaj rradhe, edhe pse vendosëm të gjithë së bashku që ekspertët të ulen, as nuk u ulën dhe as nuk u dëgjuan opinionet e opozitës për t’i dhënë frymën e duhur ndryshimeve kushtetuese.

Drafti juaj i parë që konsiderohej më i miri i hodh 70% poshtë nga eskpertët e huaj që mbështetën opozitën.

Opozita nuk mund të pranojë këtë situatë dhe të bëhet pjesë e kësaj farse ligjore sot. Ne u impenjuam seriozisht në çdo çast për këtë proces.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img