Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Seanca për shkarkimin e Metës, Dervishaj: Disa gjyqtarë duhet të dorëhiqen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm pak minuta më parë ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet ose jo presidenti Ilir Meta.

Bëhet me dije se nga Kuvendi përfaqësuese është deputetja Klodilta Bushka, ndërsa Meta ka përfaqësues ligjor Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska.

Dervishaj në argumentet e tij ka hedhur dyshime mbi gjyqtarët duke kërkuar që disa duhet të tërhiqen.

“Kërkojmë secili prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë shkaqet për çështjen dhe palët në këtë gjykim për t’u shprehur me vendim, nëse secili prej këtyre gjyqtarëve të dorëhiqet. Në trupën aktuale ka shkaqe të cilët duhet të dorëhiqen.

Për disa gjyqtar kemi zbuluar shkaqe për dorëheqje ditën e djeshme. Këto shkaqe janë:

Gjykata  ka 7 anëtar, 6 janë zgjedhur nga kuvendi e presidenca që janë në konflikt. Anëtari i 7 ka kaluar mandate prej 9 vitesh, rasti i zonjës Vitore Tusha. Nuk mund të mos përmendim se kjo maxhorancë që ka bllokuar KED në 2017-2018 për të boshatisur Gjykatën Kushtetuese dhe nga ana tjetër zgjatjen e mandatit të Vitore tushës. Gjyqtari po arrin gjysmë e mandait të gjyqtarit që do të vij pas tij. Një tjetër shkak është fakti se Meta pasi Vitore Tusha ka kërkuar të kandidoj për kreun e KLSH, e ka propozuar për më të mirën në krye të KLSH. Ndërsa presidenti ka refuzuar të emërojë Tushen në KLSH. Dhe e ka akuzuar Metën se ka dashur të bllokojë kushtetuesen në atë kohë. Por e vërteta është ndryshe ishte mazhoranca që e bllokoi. Gjykata Kushtetese ka marrë një letër nga Presidenti lidhur me procedimin disiplinor ndaj Fiona Papajorgjin. Letra është e arsyetuar. Ka fakte për shkelje të përsëritur të ligjit. Përfshijnë Fiona Papajorgjin dhe Vitore Tushën”, ka thënë ai.

Më shumë


spot_img









spot_img