Hapësire reklamuese

Politikë

Seanca për Fredi Belerin, protestuesit nga Himara mblidhen para GJKKO-së

Shkruar nga Newsbomb
Seanca për Fredi Belerin, protestuesit nga Himara mblidhen para

Në GJKKO po shqyrtohet kërkesa e Fredi Belerit, për marrjen e një leje të posaçme, që ai të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Ndërkohë, në ambinetet e jashtme janë mbledhur një grup qytetarësh, të cilët kanë ardhur nga Himara për të mbështetur Belerin.

Në seancën e kaluar kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri refuzoi të dëshmonte në gjykatë si i pandehur.

Gjatë senacës, Beleri tha se nuk kishte besim te prokuroria, pasi në dosje ka dokumente të falsifikuara.

Ndërsa në Gjykatë u lexuan edhe deklarimet e Abdyl Ramës të dhëna në qershor dhe ditën e arrestimit të Belerit. Ai tha se disa persona që janë prezantuar si miq të Belerit, i kanë ofruar azil politik për të tërhequr padinë.

“Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që më kërkuan të tërhiqnin deklarimet e tij dhe të vëllait Arsen Rama. Ata thanë se janë miqtë e Belerit. Nëse do të tërhiqni deklarimet do t’i sigurojmë azil politik për vëllain në Greqi.

Në nje ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur.

Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentar biznesi sepse nuk na ble më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri,” mësohet të ketë thënë Abdyl Rama.

Dëshmitari kryesor i këtij proces Abdyl Rama rezulton sipas sistemit TIMS të jetë larguar nga Shqipëria më 22 korrik dhe nuk është kthyer më.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese